Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar, pak minuta pasi filloi fjalimin, Trump u sulmua nga një snajperist 20-vjeçar.

Fillimisht u publikuan një video ku shihej momenti i sulmit dhe agjentët e Shërbimit Sekret duke e rrethuar Trump për ta mbrojtur.

Menjëherë pas atentatit FBI-ja ka filluar hetimet rreth rastit, ku kanë identifikuar 20-vjeçarin Thomas Mattheë Crooks, për tentim vrasjen e ish-presidentit Donald Trump.

Sulmuesi ndaj Trump-it i identifikuar si Thomas Mattheë Crooks, u vra menjëherë pas sulmit nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Çfarë dihet deri më tani për sulmuesin?

FBI-ja e ka identifikuar 20-vjeçarin Thomas Mattheë Crooks si “subjektin e përfshirë” në tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump. Në deklaratën e lëshuar nga FBI-ja thuhet se Crooks është nga Bethel Park, Pensilvani, raporton CNN.

Pas ngjarjes në rrjete sociale është publikuar një video e 20-vjeçarit Thomas Mattheë Crooks, ku dëgjohet të thotë se, “i urrej republikanët, e urrej Trump”.

“Unë jam Thomas Matheë Crroks! I urrej republikanët, e urrej Trumpin”, dëgjohet të thotë sulmuesi i vrarë.

Çfarë u raportua pas sulmit?

Sipas raportimit të CNN, FBI-ja ka mbetur e habitur se si personi i armatosur arriti të qëllonte disa herë gjatë mitingut të ish-presidentit Donald Trump në Butler, Pensilvani.

Për atentatin do të kryhet një “hetim i plotë” nga Dhoma e Përfaqësuesve për sulmin gjatë fjalimit elektoral të Donald Trump, kështu ka thënë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

“Populli amerikan meriton të dijë të vërtetën. Drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle dhe zyrtarë të tjerë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) dhe FBI do të dalin përpara komiteteve tona sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Mike Johnson në platformën “X”.

Ish-snajperisti Dallas Alexander ka hedhur disa teori pas kwtij sulmi, ish-snajperisti ishte 14 vjet në ekipin e snajperëve të Ushtrisë Kanadeze, i ngarkuar me mbrojtjen e liderëve botërorë, njwri nga ta kryeministri kanadez, dhe njw ish-anëtar i njësisë elitare JTF2, pretendon se sulmuesi i Donald Trump “kishte ndihmë”, pwr kryerjen e atentatit.

“Unë jam shumë i njohur me këto lloj gjërash dhe e di se si duhet të duket, dhe çfarë ndodhi dje, nuk kam aspak dyshim se sulmuesi kishte ndihmë nga brenda një agjencie, organizate apo qeverie”, tha ai nw njw video tw publikuar nw rrjete sociale.

Çfarë mbetet e paqartë deri më tani?

Motivi i sulmit.

Si arriti të futet sulmuesi në çati afër skenës, si u lejua kjo nga sistemi I sigurisë?

Si do të ndikojë sulmi në betejën e Donald Trump për zgjedhjet presidenciale?

Reagimet pas atentatit të Donald Trump:

Joe Biden reagoi menjëherë pas sulmit, ku thotë se një sulm i tillë duhet të dënohet nga të gjithë.

“Ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin gjëra të tilla. Ideja se mund të ndodhë një dhunë e këtij lloji në Amerikë është e pabesueshme”, tha Biden.

Pas sulmit reagoi edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili u shpreh se aktet e tilla kërcënojnë demokracinë.

“Sulmi kundër kandidatit presidencial, Donald Trump është i neveritshëm. Unë i uroj shërim të shpejtë. Mendimet e mia janë tek personat që u goditën prej këtij atentati”, u shpreh kancelari gjerman.

Po ashtu edhe Macron reagoi pas sulmit, ku e dënoi dhunën dhe e quajti aktin e sulmit kundër Trump “një tragjedi për demokracitë tona”.

Edhe Sekretari I Përgjithshëm I NATO-së, Jens Stoltenberg u shpreh i shokuar pas sulmit ndaj Donald Trump. /TV Arbëria

Powered by WordPress