Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës i vazhdueshëm, si duhet të veprojë Kosova?

Presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës i vazhdueshëm, si duhet të veprojë Kosova?

Qeverisja Kurti është karakterizuar me qëndrimet e saja që në shumicën e rasteve nuk janë mirëpritur nga ndërkombëtarët, posaçërisht nga SHBA-të dhe BE-ja, shkruan TV Arbëria.

Presioni ndërkombëtar përgjatë këtyre viteve ndaj kësaj qeverisje ka qenë i vazhdueshëm.

Perendimi morri hov me kritika ndaj Kosovës përgjatë vitit të kaluar, pas zgjedhjeve të kryetarëve në komunat veriore të vendit, dhe trazirave që u krijuan nga protestat e komunitetit serb pas zgjedhjeve.

Pas kësaj ngjarje, gjatë këtij viti një tjetër veprim nga Qeveria e Kosovës ishte ndalimi i dinarit serb në komunat veriore, e që ky vendim po ashtu u kritikua mjaft shumë nga ndërkombëtarët.

Edhe një aksion nga Policia e Kosovës, në veri të vendit ishte një veprim i cili u shoqërua me shumë kritika nga ndërkombëtarët për mos kordinim dhe veprime të njëanëshme nga ana e Qeverisë, në këtë aksion u mbyllën gjashtë njësi të të ashtuquajturës “Bankë Postare e Kursimeve”, e që u konfiskuan rreth 1.6 milion euro, mbi 74 milionë dinarë (rreth 630 mijë euro), mbi 19 mijë franga e mbi 13 mijë dollarë amerikanë, shkruan TV Arbëria.

Presioni nga ndërkombëtarët dhe kritikat ndaj qeverisjes së tanishme po vazhdojnë edhe tani, një deklaratë më e fundit ishte sot nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili tha se “qeveria Kurti i ka bërë disa zgjidhje që pamundësojnë t’i arrijmë ato që dëshirojmë për Kosovën”, kjo është deklarata më e fundit që erdhi në drejtim të Kosovës nga perendimi.

Por çfarë veprimesh duhet të ndërmerr Kosova nga presioni ndërkombëtar?

Për këtë temë TV Arbëria ka kontaktuar me njohësin e çështjeve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, I cili thotë se me këto qëndrime Kosova nuk mund të bëhet pjesë e botës perendimore.

Sipas Arifit duhet të gjendet një gjuhë bashkëpunimi mes Kosovës dhe perendimit.

“Po kritikat janë të vazhdueshme por qeveria e Kosovës është e vendosur që në formë unilateralare e fortifikuar në këto veprime unilaterale dhe të pavarura që të shkojë deri në fund, dhe pavarësisht se çfarë themi ne këta do ta bëjnë veprimin të cilat ata mendojnë që është më i miri për Kosovën. Pra nëse në mendojmë që këto veprime unilaterale ne mund të bëhemi pjesë e strukturave të botës perendimore atëhere shpresojmë që mund të ndodh ndoshta në shekullin e ardhshëm, pra që i bie që pa bashkpunim është e pamundur që të afrohemi apo të integrohemi në strukturat euroatlantike, pra këtu duhet të gjendet ai mesi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe botës perendimore”, ka thënë Dritëro Arifi për TV Arbëria.

Powered by WordPress