Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nisin hetimet ndaj Artmotion, pas ankesave për shtrembërim të konkurencës dhe vendosje të kushteve diskriminuese ndaj një ndërmarrje tjetër

Nisin hetimet ndaj Artmotion, pas ankesave për shtrembërim të konkurencës dhe vendosje të kushteve diskriminuese ndaj një ndërmarrje tjetër

Autoriteti i Konkurrencës përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se është marrë vendimi, për nisjen e hetimeve ndaj ndërmarrjes Artmotion dhe monitorimin e tregjeve përkatëse, shkruan TV Arbëria.

“Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës i Republikës së Kosovës, në Mbledhjen e radhës me datë 12.07.2024 në pajtim me dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka filluar procedurën hetimore ndaj ndërmarrjes Artmotion Sh.p.k për çrregullim të konkurrencës në tregun përkatës si dhe monitorimin e ndërmarrjeve mbi dyshimet të përqendrimeve të pa notifikuara dhe tregun e sigurimeve”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Në njoftim tutje thuhet se ky vendim është marrë pas një ankese nga një ndërmarrje, kundër kompanisë në fjalë, për pengimin e veprimtarisë së saj.

“Autoriteti i Konkurrencës ka pranuar një ankesë nga një ndërmarrje kundër Artmotion Sh.p.k me pretendimin se ka kushtëzuar padrejtësisht lidhjen e kontratave për transmetim të kontentit (përmbajtjes) së disa kanaleve televizive në Republikën e Kosovës, ka penguar zgjerimin e saj në zona tjera gjeografike dhe kushtëzime tjera. Kjo praktikë konsiderohet në kundërshtim me rregullat për promovimin e konkurrencës së lirë, të hapur dhe të drejtë.
Pas shqyrtimit paraprak, Autoriteti i Konkurrencës ka filluar hetimin ndaj Artmotion për shtrembërim të konkurrencës ne treg dhe vendosje të kushteve diskriminuese ndaj ndërmarrjeve tjera duke i vendosur në pozita të pafavorshme konkurruese. Ky hetim synon të sigurojë që të gjitha praktikat e biznesit në treg të jenë të drejta dhe konkurruese.
Po ashtu Komisioni ka vendosur monitorimin e përqendrimeve të pa notifikuara nga ndërmarrje të ndryshme në tregun e Republikës së Kosovës”, njofton Autoriteti i Konkurencës.

Institucioni i pavarur njofton se Autoriteti i Konkurrencës duhet të njoftohet nga ndërmarrjet për veprimet që lidhen me tregun, dhe tregon për pasojat për mosinformimin e këtij institucioni publik.

“Mos njoftimi për një përqendrim nënkupton mos informimin e Autoritetit të Konkurrencës për transaksione që mund të ndikojnë në strukturën e tregut. Këto përqendrime përfshijnë bashkimet, blerjet apo marrëveshjet e bashkëpunimit ndërmjet ndërmarrjeve, të cilat mund të krijojnë apo forcojnë pozitën dominuese në treg dhe të pengojnë konkurrencën e lirë.Autoriteti i Konkurrencës edhe njëherë njofton palët e interesit se sipas Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, ndërmarrjet kanë obligim ligjor të njoftojnë njehrit të kërkojnë aprovimin e Autoritetit të Konkurrencës për çdo përqendrim që përmbush pragjet e përcaktuara në ligj. Dështimi për të bërë këtë njoftim mund të rezultojë me masa ndëshkuese, përfshirë gjoba dhe anulimin e transaksionit”, thuhet në njoftim. /TV Arbëria

Njoftimi i plotë: