Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Xherdan Shaqiri, “Messi alpin” me gola të panumërt ëndrrash

Xherdan Shaqiri, “Messi alpin” me gola të panumërt ëndrrash

Xherdan Shaqiri njoftoi sot për pensionimin nga Kombëtarja e Zvicrës, të cilës i dha shumë gjatë 14 vjetëve sa luajti atje.

Ylli kosovar i ka zhvilluar 125 ndeshje me Helvetikët, ndërsa i ka shënuar në total 32 gola.

Dhe, mediat zvicerane, përfshirë këtu edhe gjigantët “Blick” e “20min.ch”, i kanë dhënë jehonë të madhe vendimit të futbollistit nga Zhegra e Gjilanit për t’i thënë lamtumirë Kombëtares, përcjell “Gazeta Express”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xherdan Shaqiri (@shaqirixherdan)

Shaqiri ka dhënë gola fantastikë me Zvicrën, të cilët nuk do të harrohen asnjëherë, ndërsa u konsiderua edhe si një përfaqësues dhe një ambasador i Kosovës dhe i shqiptarëve, të cilët i prezantonte po ashtu kudo.

Gjithashtu, mediat zvicerane e kanë përmendur edhe faktin se selektori Murat Yakin i dha shumë pak raste atij në Euro 2024, ndërsa në ndeshje me Anglinë hyri në lojë vetëm në minutën e 109-të e në tri nga pesë ndeshjet e Europianit nuk u paraqit fare.

2158305634
“ShaqAttack” shënoi gol ëndrrash në ndeshje me Skocinë, i cili ishte historik për të pasi u bë lojtari i vetëm që shënon gol në gjashtë turne të mëdhenj (Europianë/Botërorë) radhazi.

32 vjeçari ka luajtur në klube të mëdha si Bayern Munich e Liverpool, me të cilët e kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe konsiderohet si futbollisti shqiptar më i suksesshëm në histori.

Aktualisht, ish-futbollisti i Baselit, Interit, Stoke Cityt e Lyonit është pjesë e Chicago Fire në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pa dyshim, Xherdan Shaqiri konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të Zvicrës, por edhe në histori të Kosovës. /Gazeta Express/

Themes by WordPress