Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Kurti e Osmani kanë filluar fushatën parazgjedhore”, “Qytetarët duhet ta votojnë një Qeveri që ka program zhvillimin e vendit”

“Kurti e Osmani kanë filluar fushatën parazgjedhore”, “Qytetarët duhet ta votojnë një Qeveri që ka program zhvillimin e vendit”

Vesel Makolli nga AKR-ja thotë se me mesazhet e fundit që po vijnë nga kryeministri e presidentja, po bëhet fushatë e pastër zgjedhore.

Makolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se, kur Kurti e Osmani bëjnë mesazhe të tilla, duhet t’i bashkangjesin edhe premtimet që i kanë realizuar, por sipas tij, nuk ka diçka të tillë.

Makolli tutje vlerëson se, prej ardhjes në pushtet të Albin Kurti, Kosova ka vlerësim më të ulët ndërkombëtar

“Mënyra dhe koha kur dërgohen mesazhe për diasporën tonë nga Kryeministri dhe Presidentja, përkatësisht nga pozita, janë fushata të pastra dhe të parakohshme zgjedhore”, tha Makolli.

“Në këtë kontekst, do të ishte më mirë që këtyre mesazheve t’i bashkëngjitej një listë e realizimeve të premtimeve të kësaj qeverie gjatë fushatave të mëparshme.Gjatë kësaj qeverie, Kosova ka vlerësimin më të ulët ndonjëherë në nivel ndërkombëtar”, shton tutje ai.

Poashtu, sipas Makolli thotë se votuesit tash e tutje duhet të vendosin për një qeveri që ka program ta zhvillojë vendin.

“Votuesit kosovarë, si në vend, ashtu edhe ata nga diaspora, kësaj radhe duhet të vendosin për programet që e zhvillojnë vendin dhe ngritin rejtingun e Republikës sonë në nivel ndërkombëtar”, tha Makolli për GazetaBlic.

Powered by WordPress