Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1667 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.
Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 26 persona, ndërkaq 16 persona janë dërguar në mbajtje.
