Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli për atentatin ndaj Trump: Nuk janë të rralla rastet kur një shkrepje e plumbit ka shënuar pikë kthese në histori

Kasolli për atentatin ndaj Trump: Nuk janë të rralla rastet kur një shkrepje e plumbit ka shënuar pikë kthese në histori

Analisti politik Afrim Kasolli ka reaguar pas atentatit ndaj Donald Trump, shkruan TV Arbëria.

Kasolli thotë se atentatet e tilla kanë bërë ndryshime të mëdha në histori në të kaluarën, me fatalitet ose jo sipas Kasollit shpeshherë e kanë ndërruar rrjedhën e ngjarjeve politike.

“Nuk janë të rralla rastet kur një shkrepje e plumbit ka shënuar pikë kthese në histori. Madje edhe vetë bota fundit të shekullit 19-te dhe fillimit të shekullit 20-të u shemb nga një akt i tillë në qendër të Sarajevës.
Po ashtu edhe brenda shteteve nje atentat qe ka perfunduar me fatalitet ose jo, shpeshherë e ka nderruar kursin e ngjarjeve politike”, ka shkruar Kasolli.

Kasolli përmend disa nga ngjarjet e ngjajshme që kanë ndodhur në të kaluarën.

“Shtete dhe regjione të tëra kanë rrëshqitur drejt kaosit dhe pasgurisë më të madhe. Fenomene të tilla e kanë karakterizuar veçanërisht Lindjen e Mesme. Ajo pjesë e botës do të ishte krejt ndryshe pa atentantet ndaj lidereve si Yitzhak Rabin dhe më herët Anëar El-Sadat etj.
Atentate politike kanë ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Abraham Lincoln dhe John F. Kennedy janë vetëm dy nga viktimat më të njohura të këtyre rasteve. Apo tentimi atentati ndaj Ronald Reagan-it”, ka shkruar Kasolli.

Postimi i plotë:

Powered by WordPress