Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 19:00.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Ai tha se aksidenti ndodhi në rrugën Skenderaj – Klinë, konkretisht në fshatin Rakinicë.“Në aksident janë përfshirë dy vetura civile”, tha ai.