Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë së fundmi ka thënë se qeverisja e tij është arsye jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për t’u kthyer në atdhe, shkruan TV Arbëria.
Reth kësaj deklarate për TV Arbëria ka folur analisti politik, Arbnor Sadiku i cili thotë se kemi ikje të të rinjve dhe tregon disa arsye, njëra ndër to mungesa e vendeve të reja të punës.
Analisti thekson se kjo qeverisje e ka kthyer fokusin në dialog dhe në tema të tjera politike, e për këtë sipas analistit kjo Qeveri ka dështuar.
“Ikjet janë masive të rinjve sepse nuk kemi investime te huaja direkte, për pasojë kemi munges të vendeve të reja të punës, si dhe shto kësaj kohën e shpenzuar nga Qeveria vetëm në dialog, dhe duke pretenduar se çdo ditë e më shumë do hyjmë në luftë me Serbinë, kjo nënkupton se Qeveria ka dështuar në aspektin ekonomik, si dhe kryrjen e projekteve te medha politike, duke u merr me tema kryesisht politike me efekt të ngritjes në sondazhet në zgjedhjet e reja, sesa me kryrjen e detyrave të saj dhe realizimit të planit të vet të punës”, ka thënë Arbnor Sadiku për TV Arbëria.