Teniseri spanjoll, Carlos Alcaraz shënoi një fitore të madhe në finalen e Wimbledonit ndaj Novak Djokovicit
.Alcaraz fitoi me rezultatin 3:0 në sete ndaj serbit, duke e dominuar totalisht dhe s’kishte përfunduar një finale e tillë me këtë rezultat që një kohë të gjatë.
Fituesi në këtë garë merr afro 3.2 milionë euro, një shifër jashtëzakonisht e madhe.
Kurse tenisti serb, fitoi plotë 1.6 milionë euro si vendi i dytë.
Ky ishte titulli i dytë i Wimbledonit për teniserin, Carlos Alcaraz.
21-vjeçari gjatë karrierës së tij, ka fituar një US Open, një French Open dhe dy Wimbledona.