Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ligji i ri mund të rrisë sigurinë për Trump, Biden dhe Kennedy Jr

Ligji i ri mund të rrisë sigurinë për Trump, Biden dhe Kennedy Jr

Një ligj i ri mund t’i japë Donald Trump, Joe Biden dhe kandidatit presidencial Robert Kennedy Jr mbrojtje të zgjeruar të Shërbimit Sekret.

Kongresmenët Ritchie Torres (demokrat) dhe Mike Lawler (Republikan) lëshuan një deklaratë duke thënë: “Tentativa për vrasjen e mbrëmshme të ish-presidentit Trump ishte një moment i errët në historinë e kombit tonë.

“Ndërsa raportet vazhdojnë të dalin, është e qartë se nevojitet më shumë mbrojtje për të gjithë kandidatët kryesorë për president.

“Kjo është arsyeja pse ne po planifikojmë të prezantojmë legjislacion dypartiak që i siguron Presidentit Joe Biden, ish-presidentit Donald Trump dhe kandidatit presidencial Robert Kennedy Jr, mbrojtje të zgjeruar të Shërbimit Sekret.

“Çdo gjë më pak do të ishte një dëm për demokracinë tonë”.