Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Fatmir Limaj dhe Engjëll Bërbatovci.
Komentatori dhe gazetari i sportit, Arbër Loxha ka dhënë mendimin e tij rreth Kampionatit Europian “Gjermania 2024”.
“Ka qenë një kampionat cilësor, por jo spektakolar. Pse jo spektakolar? Sepse shumë futbollistë kanë ardhur të lodhur në këtë turne, pas orarit të ngjeshur, dhe kjo ka ndikuar që mos të ketë bukuri të lojës në kampionat”, tha ai.