Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Fatmir Limaj dhe Engjëll Bërbatovci.
Tifozi i njohur i futbollit dhe i Spanjës, Rexhep Bërbatovci ka treguar se cilat kombëtare i ka përkrahur në këtë kampionat.
“Spanjën e kam dashur nga fillimi, mirëpo Zvicrën e doja në finale. Pritet finalja të jetë qershia mbi torte, por ky kampionat nuk ka qenë i kënaqshëm për shikuesit”, tha ai.