Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ngjarje tronditëse në Gjermani: Të shtëna me armë nga një gjahtar, vriten katër persona

Ngjarje tronditëse në Gjermani: Të shtëna me armë nga një gjahtar, vriten katër persona

Përgjatë së dielës janë raportuar për të shtëna me armë në Albstadt-Lautlingen të Gjermanisë.

Siç raporton mediumi gjerman SWR, nga këto të shtëna kanë mbetur të vdekur katër persona, përcjell Gazeta Insajderi.

Çdoherë sipas këtij raportimi, i dyshuari besohet të jetë gjahtar. Nga të shtënat me armë, kanë humbur jetën dy fëmijë dhe dy të rritur nga familja e tij.

Që të gjithë kanë vdekur nga plagët e marra prej armës së zjarrit.

SWR raporton se ngjarja ndodhi pak para orës 12:30, me konfirmim të policisë.

Policia thotë se në bazë të informacioneve të parë, kjo ndodhi si shkak i një përleshjeje në familje.