Kryetari i Mitrovicës, njëherit kandidat i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pas tentimvrasjes së ish presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai ka thënë se vlerat e kombit amerikan nuk mund t’i cenojë dhe zbeh asnjë akt i shëmtuar.
“Bota demokratike është tronditur nga atentati ndaj presidentit Trump, i cili fatmirësisht shpëtoi pa pasoja serioze. Shpreh keqardhje për humbjen e jetës së qytetarit amerikan dhe plagosjes së një tjetri, që ishin pjesë e tubimit elektoral. Ekstremistët që përmes dhunës si mjet politik synojnë t’i arrijnë qëllimet e tyre janë armiqtë më të mëdhenj të demokracive kudo në botë. Vlerat e kombit amerikan nuk mund t’i cenojë dhe zbeh asnjë akt i shëmtuar! Presidentit Trump i urojmë rikthim të shpejt në garën elektorale! God Bless America!”