Endrick ka zbuluar se babai i tij ka dashur t’ia lë emrin e ikonës së Real Madridit, por nëna e tij nuk e lejoi që kjo të ndodhë. Reprezentuesi brazilian do t’i bashkohet zyrtarisht Real Madridit nga Palmeirasi më datë 21 korrik, kur do të mbushë 18 vjet.
Sipas gazetës spanjolle AS, Endrick pritet që të integrohet në ekipin e parë të Real Madridit sapo të arrijë, duke marrë parasysh progresin e shpejtë që ka bërë që ai të jetë pjesë e kombëtares së Brazilit.
Ai kështu do të ndjekë rrugën e disa bashkëkombasve të tij brazilian në ‘Santiago Bernabeu’ si Vinicis Junior, Rodrygo dhe Eder Militao. Por ai ka një dallim nga të gjithë këta lojtarë, ai pothuajse u emërua në bazë të një legjende të Real Madridit.
Në një intervistë për Marca, Endrick kishte thënë se qëllimi i babait të tij ishte ta emëronte atë pas Alfredo Di Stefanos, i cili ishte futbollisti më i mirë në botë gjatë vitit 1950 dhe e ndihmoi Real Madridin të fitonte pesë trofe të Kupës së Evropës.
Ikona e futbollit kishte lindur në Gjermani, por ai mori pasaportë spanjolle në vitin 1956 dhe shënoi 23 gola në 31 paraqitje për Spanjën sapo suspendimi i tij u tërhoq nga FIFA.
“Real Madridi është një skuadër që e dua. Unë u rrita duke shikuar idhujt e Real Madridit dhe tani do të synojë të bëjë më shumë histori”.
“Emri im nuk ishte paraparë të ishte Endrick, por Di Stefano, megjithatë nëna ime refuzoi. Unë gjithashtu kam parë lojtarët tjerë brazilianë që kanë luajtur atje, si Ronaldo Nazario, Vinicius tani, Rodrygo, Militao”.
“Kur i pashë idhujt e mi duke luajtur atje, ashtu siç pashë historinë e Real Madridit, unë u interesova edhe më shumë”, përfundoi ai.