Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > ‘Anibar’ pjesë e projektit francez që bashkon film bërësit në Ballkan

‘Anibar’ pjesë e projektit francez që bashkon film bërësit në Ballkan

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit “Anibar” ka njoftuar për përfshirjen në projektin i cili do të implementohet nga 9 festivale dhe do të zbatohet nga gjashtë ambasadat dhe institutet franceze të vendosura në Ballkanin Perëndimor.

“Bashkëprodhimi mes Francës dhe Ballkanit Perëndimor: Strukturimi, Mbështetja dhe Promovimi i Krijimtarisë” është projekti në të cilën do të përfaqësohet Kosova nëpërmjet “Anibar”.

“Projekti do t’u japë pjesëmarrësve mundësinë të shkëmbejnë informacion rreth sistemeve të tyre përkatëse të prodhimit dhe të krijojnë mundësi afatgjata për rrjetëzim, duke nxitur kështu bashkëpunimin dhe promovimin e iniciativave krijuese. Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëprodhimit dhe mbështetjes së industrisë së dinamikës dhe krijimtarisë së filmit në rajon”, vlerëson “Anibar”.

Sipas njoftimit, projekti do të mundësojë lehtësimin e bashkëpunimit që nënkupton takimet mes producentëve francez e film bërësve ballkanas; shkëmbimin e njohurive dhe rrjetëzimin e ndërsjellë.

Powered by WordPress