Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë dhe është djegur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 të së dielës, teksa pronari i automjetit është një 26-vjeçar.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.