Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Channing Tatum me fjalët më të ëmbla për të dashurën e tij

Channing Tatum me fjalët më të ëmbla për të dashurën e tij

Në një intervistë të rrallë, aktori i njohur Channing Tatum ka folur me fjalët më të ëmbla për të dashurën e tij Zoe Kravitz.

Aktori ka qenë i ftuar në emisionin Tonight Show të drejtuar nga Jimmy Fallon dhe ndër të tjera ka përmendur bashkëpunimin me të fejuarën e tij në filmin “Blink Twice”.

Filmi është shkruar dhe drejtuar nga Zoe Kravitz. Channing Tatum nuk flet shpesh për lidhjen e tyre, duke preferuar ta mbajë atë larg syrit të publikut.

Megjithatë, tani bëri një ndryshim. Duke folur për filmin dhe se si është të punosh me njeriun e zemrës tënde, aktori tha për të: “Jam shumë i lumtur që po punojmë së bashku, as nuk di ta them me fjalë. Ajo është kaq e veçantë”.

Së fundmi, babai i Zoe Kravitz, Lenny, zbuloi se ajo dhe Channing Tatum po planifikojnë të martohen vitin e ardhshëm.

Ai është një djalë me të vërtetë i mrekullueshëm,” tha Kravitz në “Zow Ball and Friends” për dhëndrin e tij të ardhshëm.

Ai u edukua mirë. E dini, ai ka mënyra. Ai është simpatik. Ai është një njeri me shpirt. Dhe kështu, ai u bë pjesë e familjes shumë shpejt”.

Powered by WordPress