Policia Rrugore e Tiranës, ka arrestuar 13 persona gjatë javës që lamë pas. Gjithashtu, janë vendosur më shumë se 13 mijë masa administrative, ndërsa janë bllokuar 13 automjete.
Janë vendosur 13 578 masa administrative:
34 masa për xhama të zinj.
1447 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
452 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
1147 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
5 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
7169 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
22 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
38 raste për tejkalim shpejtësie.
13 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.
Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.