Terapistja e njohur e seksit dhe prezantuesja e famshme, Dr Ruth Westheimer, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.
Publicisti i saj konfirmoi vdekjen, por pa dhënë një shkak.
Ruth Westheimer, e cilësuar shpesh si Dr Ruth, u bë e njohur duke folur hapur për seksin. Ajo bënte thirrje për të pasur biseda të hapura për seksin me një qasje jo-gjykuese.
Dr Ruth, e cila fliste me një theks gjerman, është një e mbijetuar e Holokaustit, e lindur në Frankfurt, Gjermani. Në vitet 1980, ajo kishte programin e saj të radios lokale të quajtur “Sexually Speaking”, i cili e vendosi atë në rrugën drejt famës kur u transmetua në 1984.
Gjithashtu, ajo shkroi librin e saj të parë, Dr Ruth’s Guide to Good Sex, në vitin 1983, në të cilin synonte të çmitizonte seksin.