Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Samir Ujkani dhe Bleron Ajeti.
Zëvendësdrejtori i kombëtares së Kosovës, dhe ish-portieri i shumë skuadrave në Belgjikë e Itali, Samir Ujkani ka dhënë detaje ekskluzive rreth situatës së Fisnik Asllanit, Mërgim Berishës e Diant Ramajt.
“Fisnik Asllani është 100% i Kosovës, nuk ka ardhur në grumbullim sepse ka qenë i lënduar, jo për arsye të tjera”, tha ai.
“Mërgim Berisha e ka pasur mundësinë edhe së vonmi me iu bashkangjit Kosovës, por nuk ka pranuar, nuk e dijmë arsyen, ka vendosë që jo”, shtoi ai.
Tutje, ai e përmendi edhe situatën delikate të Diant Ramajt, portierit të Ajaxit.
“Diant Ramaj e ka pranu publikisht që e pret Gjermaninë, por ne nuk do të ndalemi duke e kërkuar, e ndjekim në çdo ndeshje, e përcjellim”, përfundoi Ujkani.