Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Sensacioni turk që shkëlqeu në Euro 2024, ka tërhequr interesimin e fortë të Man United

Sensacioni turk që shkëlqeu në Euro 2024, ka tërhequr interesimin e fortë të Man United

Manchester United raportohet se ka vënë syrin për transferimin e njërit prej lojtarëve që shkëlqeu për Turqinë gjatë rrugëtimit të tyre deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Sir Jim Ratcliffe dhe ekipi i tij nuk kanë humbur kohë për të identifikuar objektivat e mundshëm për transferim këtë verë, edhe nëse disa prej tyre nuk ia dalin që t’i marrin.

‘Djajve të Kuq’ iu refuzua një ofertë prej 45 milionë eurosh nga Evertoni për transferimin e Jarrad Branthëaite më herët gjatë kësaj vere, një lëvizje për Jean Clair-Todibo u bllokua nga UEFA dhe ndonëse Lille u raportua se ka pranuar një ofertë të tyre për mbrojtësin Leny Yoro, lojtari thuhet se po favorizon kalimin tek Real Madridi.

Por kjo mund të ndryshojë tani, pasi Manchester United ka nisur bisedimet me Fenerbahcen për transferimin e Ferdi Kadioglut.

Sipas një raportimi nga e përditshmja turke A SPOR, është paralajmëruar kalimi i Kadioglut në ‘Old Trafford’, me Fenerbahcen që e vlerëson kartonin e tij rreth 33 milionë euro.

Unitedi do të kishte qenë në gjendje që ta transferonte Kadioglun edhe për një shumë më të vogël, por paraqitjet e tij fantastike në Euro 2024 ia rritën vlerën atij.

Kadioglu u paraqit në pesë ndeshjet e Turqisë në Gjermani, por nëse ndonjë tifoz i United ka dyshime se çfarë lojtari mund të marrin, atëherë ky është një prej atyre që do ishte mjaft i dobishëm.

Kjo për shkak se Kadioglu mund të bëjë pak nga gjithçka, me 24-vjeçarin që më herët kishte luajtur edhe si mbrojtës, mesfushor madje edhe si sulmues.

Powered by WordPress