Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prishtinë: Arrestohen pesë persona pasi u rrahën mes vete, tre pranojnë tretman mjekësor

Prishtinë: Arrestohen pesë persona pasi u rrahën mes vete, tre pranojnë tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 18:35, në Prishtinë, janë arrestuar pesë persona, pasi ishin rrahur në mes vete, ku gjatë rrahjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta-thikë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se si pasojë, tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që ishin të therur nga thika.

“Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.