Një trafo e rrymës është përfshirë nga zjarri këtë pasdite fshatin Sopijë të Suharekës dhe si pasojë e kësaj më pas janë djegur dhe hapësirat përreth, shkruan Arbëria TV.
Tashmë është bërë e ditur edhe arsyeja se pse erdhi deri tek zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për TV Arbëria se shtylla është rrëzuar pasi një kamion i ka kapur telat dhe janë përfshirë nga flaka.
“Në fshatin Sopijë, sot me datë 13.07.2024, rreth orës 16:00 është raportuar se është rrëzuar një shtyllë, pasi që një kamion i ka kapur telat, kështu që telat kanë marr flak, por nuk është raportuar për ndonjë zjarr”, u shpreh ai.
Ndërkaq, siç htë raportuar edhe më herët, zjarri është lokalizuar pas intervenimit të organizatës vullnetare të zjarrfikësve dhe shpëtimit./Arbëria TV/