Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pritje e ngrohtë nga tifozët e Besiktasit për Ciro Immobilen

Pritje e ngrohtë nga tifozët e Besiktasit për Ciro Immobilen

Pritje madhështore për Ciro Immobilen. Sulmuesi italian është transferuar te Besiktasi, skuadër ku luajnë edhe shqiptarët Ernest Muçi e Milot Rashica.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Lazios (207 gola) vendosi t’i jepte fund eksperiencës 8-vjeçare me bardhekaltrit, për të nisur një aventurë emocionuese në Turqi.

34-vjeçari ka zgjedhur Besiktasin me objektivin për të udhëhequr bardhezinjtë nga Stambolli drejt fitimit të titullit kampion në Superligën turke.

Tifozët e zjarrtë i kanë dhuruar goleadorit italian një pritje shumë të ngrohtë, me këtë të fundit dukshëm të lumtur dhe gati për t’ua shpërblyer me gola.

Besiktasi është skuadra e tretë me më shumë tituj në Turqi. “Shqiponjat e Zeza” janë shpallur 21 herë kampionë, për herë të fundit në 2021.

Fenerbahce kryeson me 28 tituj, ndjekur nga Galatasaray. Kampionët në fuqi të Turqisë e kanë bërë të vetin 25 herë trofeun e madh.

Powered by WordPress