Nuk ka dyshim se Lamine Yamal është futbollisti më i përfolur në planet për momentin. Sulmuesi anësor i Spanjës dhe Barcelonës, i cili mbushi 17 vjeç sot (e shtunë), është tashmë një lojtar i klasit botëror dhe ai është afër trofeut të parë të madh të karrierës së tij: trofeut të Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’.
Trofeu i kampionit evropian do të ishte një dhuratë ideale për ditëlindjen e tij, por deri tani në ditën e madhe të Lamine Yamal, është vet lojtari ai që ka shpërndarë dhurata.
Konkretisht, Yamal ia dha fanellën e tij rivalit të ardhshëm të klubeve, Kylian Mbappe, pas fitores së Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e Euro 2024 në fillim të kësaj jave.
Është vetë Lamine Yamal që e zbuloi këtë informacion në një intervistë me gazetën spanjolle Marca.
“Mbappe ma kërkoi atë pas ndeshjes gjysmëfinale dhe Chiesa gjithashtu në zhveshtore pas ndeshjes me Italinë. Nëse Mbappe më kërkon fanellën, unë do t’ia jap pa problem. Edhe pse nuk e di sa fanella kam”, ka thënë fillimisht Mbappe.
Yamal është pyetur edhe për krahasimet mes tij dhe Lionel Messit. Ai u përpoq të distancohej prej tyre.
“Përpiqem të jem Lamine. Përpiqem t’i bëj njerëzit të më njohin vetë. Në fund të fundit, të krahasosh veten me lojtarin më të mirë në histori është diçka që nuk do të të ndihmojë, sepse unë nuk do të bëhem kurrë si ai”.
“Mundohem të jem unë, që njerëzit të më njohin si Lamine Yamal dhe kaq”, përfundoi ylli spanjoll.
Nuk ka dyshim se Lamine Yamal mund të jetë krijuesi i diferencës për Spanjën të dielën mbrëma, pasi ata shkojnë për titullin e katërt rekord të Kampionatit Evropian. Anglia do të duhet të bëjë më të mirën e saj për ta ndalur atë.