Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shërbimi Korrektues i Kosovës sot mban konferencë për media

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot mban konferencë për media

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot do të mbajë konferencë për media.

Konferenca mbahet në ora 11:00 në Drejtorinë Qendrore të SHKK-së, ku do të flitet për arratisjet e fundit e të burgosurve nga institucionet e tipit të hapur.

Në konferencë do të marrin pjesë zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur. Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani”, thuhet në njoftim