Më shumë se 18,800 vetëtima u regjistruan në gjithë Zvicrën, ndërkohë që në Magadino, në distriktin e Lokarnos, më shumë se 50 mm reshje u grumbulluan brenda një ore dhe pati erëra të forta në gjithë kantonin e Ticino.
Pas shiut të dendur, pati shkatërrim në Rorschacherberg në kantonin St. Gallen.
Në Ascona TI, rrufeja goditi një pemë në shëtitore ndërkohë që në Camorino në kantonin Ticino, një pemë e shkulur u përplas me një makinë.
Veç këtyre, banorët tregojnë se ka sasi të mëdha uji po zbresin nga shpati në komunën Rorschacherberg në kantonin St. Gallen.
Po ashtu në Rorschacherberg, reshjet e mëdha të shiut çuan në bodrume të përmbytura.
Ndërkohë janë publikuar pamje që tregojnë gjendjen e rëndë në disa pjesë të Zvicrës./albinfo