Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ulutash takohet me përfaqësues të sigurisë të Kosovës, dakordohen për koordinim dhe konsultime të rregullta

Ulutash takohet me përfaqësues të sigurisë të Kosovës, dakordohen për koordinim dhe konsultime të rregullta

Komandanti i misionit të KFOR-it i udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar sot përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, duke përfshirë gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, drejtorin e Policisë së Kosovës dhe Petrit Ajetin, drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, në Shtabin e KFOR-it, në

Ata ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në mbarë Kosovën dhe për nivelin e bashkëpunimit të tyre.

Ata gjithashtu ranë dakord për angazhime të vazhdueshme, si dhe për koordinim dhe konsultime të rregullta.