Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Përse mjaltë me arra është një “bombë” për shëndetin?

Përse mjaltë me arra është një “bombë” për shëndetin?

E mbani mend herën e fundit kur keni ngrënë mjaltë dhe arra?

Me siguri do të ketë qenë në shtëpinë e gjyshes, pasi ky ilaç popullor siç e quajnë ato, është një ndër kombinimet më të mira që i siguron trupit të gjitha vlerat thelbësore duke filluar nga vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrat dhe karbohidratet e nevojshme.

Përgatitja është shumë e thjeshtë: Përzieni gjysmë kilogrami arra dhe gjysmë kilogrami mjaltë të papërpunuar, mund t’i shtoni dhe lëng limoni.

Këtë përzierje mund ta konsumoni tri herë në ditë, para konsumimit të vakteve.

Mjalti me arra janë dy ushqime që jo vetëm plotësojnë por edhe përmirësojnë vlerat e njëri-tjetrit.

Ju njohim më poshtë me vlerat e tij të pabesueshme:

Ul tensionin e gjakut

Rekomandohet që të përdorni 100 gramë arra dhe 100 gramë mjaltë çdo ditë për 45 ditë me rradhë. Sigurohuni që keni furnizim të bollshëm të këtyre dy produkteve dhe mbani mend që arrat kanë një efekt laksativ.

Ndihmon me aneminë dhe gjakun

Përzieni 500 gramë mjaltë me 500 gramë arra të grira dhe lëngun e një limoni. Sipas preferencës mund të shtoni deri në 3 limonë. Vendoseni masën në një enë qelqi. Merrni nga një lugë gjelle tre herë në ditë, gjysmë ore përpara çdo vakti.

Forcon imunitetin

Mund të merrni sasi të barabarta të mjaltit dhe arrave dhe t’i përzieni së bashku. Shtoni copa limoni ose thjesht lëng limoni. Në këtë recetë zakonisht përdoren arra të njoma, por në vende të ndryshme përdoren edhe arrat e pjekura.

Piqini arrat në furrë në një temperaturë prej 150º C për disa minuta. Shija e tyre do të shumëfishohet dhe nuk do t’ju pritet të konsumoni më shumë.

Lehtëson dhimbjen e kokës

Ky kombinim shëron dhimbjet e kokës, ndaj në vend që të merrni ilaçe, konsumoni një deri në dy lugë gjelle me mjaltë dhe arra në ditë.

Kjo recetë do t’ju vijë në ndihmë edhe nëse vuani nga pagjumësia apo probleme si ulçera në stomak. Merrni 20 gramë arra të grira dhe hidhini në ujë të valuar.

Kulloni dhe do të përfitoni një lëng të ngjashëm me qumështin. Shtoni dy lugë me mjaltë dhe pini dy deri në tre lugë gjelle çdo gjysmë ore përpara çdo vakti.

Powered by WordPress