Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Dosja “Babale”, shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin

Dosja “Babale”, shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin

Procesi në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shtyrë sërish.

Ajo do të zhvillohet më 25 korrik.Mësohet se deputeti demokrat nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa prezentë kanë qenë avokatët Redi Ramaj dhe Marash Logu.

Ne si avokat jemi kontaktuar dje dhe kërkojmë nga gjykata që të na jepet kohë për tu njohur me dosjen, pasi nuk kemi pasur kohën e nevojshme”, tha avokati Ramaj.

Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, teksa Apeli do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh.Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

Themes by WordPress