Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nga kryeministria te bashkia, protesta e opozitës në Tiranë mbyllet pas 2 orësh te selia e PD! Berisha: Duam qeveri teknike

Nga kryeministria te bashkia, protesta e opozitës në Tiranë mbyllet pas 2 orësh te selia e PD! Berisha: Duam qeveri teknike

Opozita ka protestuar mbrëmjen e së enjtes (11 Korrik 2024) për dy orë në Tiranë kundër qeverisë Rama.

Ndonëse ishte lajmëruar të niste në orën 20:00 protesta filloi me 30 minuta vonesë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë.

Krahas mesazheve kundër qeverisë protestuesit hodhën mbi 25 bomba molotov drejt godinës së qeverisë.

Nga arresti i shtëpisë Kryetari i PD, Sali Berisha që mbajti fjalimin përmes projektorëve teksa i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama që të pranojë qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira. Protestën e konsideroi lidhje bese për qeveri teknike dhe u bëri thirrje për bashkim partive opozitare.

I pranishëm në protestë fjalim mbajti edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Nga kryeministria, protestuesit u zhvendosën drejt Bashkisë së Tiranës, ku dhe aty hodhën molotov, madje rrezikuan edhe jetën e policëve.

Kjo ishte protesta e parë e opozitës së bashkuar pasi Sali Berisha fitoi me vendim gjykate të drejtën e vulës dhe logos së PD.