Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli i krahason politikat e jashtme të Presidentes dhe Qeverisë së Kosovës, thotë se i ngjasojnë “Kullës së Babelit”

Kasolli i krahason politikat e jashtme të Presidentes dhe Qeverisë së Kosovës, thotë se i ngjasojnë “Kullës së Babelit”

Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar mbi qëndrimet e presidentës të Kosovës dhe dallimet që i ka me Qeverinë e Kosovës sa i përket politikave të jashtme, shruan TV Arbëria.

“Se presidentja Osmani ka dallime me Qeverinë e Kosovës në politikën e jashtme është dëshmuar disa herë. Dhe po ashtu se krerët shtetërorë nuk konsultohen për t’i harmonizuar qëndrimet diplomatike të shtetit, veçanërisht sa i përket dialogut me Serbinë po ashtu nuk është risi”, ka shkruan Kasolli.

Kasolli fillimisht përmend letrën e ministers së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla që ua kishte nisur Këshillit të Evropës rreth dërgimit të draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, analisti thekson qëndrimin e presidents rreth kësaj.

“Ajo ishte revoltuar tej mase publikisht kur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pak qaste para fillimit të takimit të Këshillit Ministror të Këshillit të Evropës, i kishte dërguar letër zotuese kësaj organizate, se shteti i Kosovës do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me këtë rast e para e shtetit, kishte deklaruar se kjo letër dërguar në KiE, nuk ishte konsultuar dhe dakorduar me të, si përfaqësuese e politikës së jashtme. Për më shumë një veprim i tillë. përfaqësonte një shpërfillje flagrante të zotimit për zbatim komplet të Marrëveshjes bazë të Brukselit. Sepse në këtë mënyrë i hapej rruga e nxjerrjes së këtij entiteti nga Pakoja, pat deklaruar Presidentja”, ka thënë Kasolli.

Tutje analisti thotë se politika e jashtme e shtetit të Kosovës ndërmjet presidencës Qeverisë së Kosovës ngjason me “Kullës së Babelit”, Kasolli jep arsye rreth kësaj.

“Se politika e jashtme e shtetit të Kosovës ndërmjet institucionit të Presidentes dhe Qeverisë së Kosovës, i ngjason sot “Kullës së Babelit” e dëshmoi edhe dje e para e shtetit në një intervistë në Zëri të Amerikës. Sa i përket kërkesave ndërkombëtare lidhur me obligimin e shtetit të Kosovës për ta zbatuar Asociacionin, është e vërtetë se ajo përdori një gjuhë gati identike si të kryeministrit Kurti, duke pohuar se “ne nuk mund t’i injorojmë nenet 1 deri 6 dhe të kërcejmë vetëm tek neni 7 dhe të kërkojmë vetëm zbatimin e një neni. Kosova nuk po thotë që nuk do të formohet Asociacioni””, ka shkruar Kasolli transmeton TV Arbëria.

Për më shumë rreth analizës lexojeni të plotë:

“Kulla e Babelit” në politikën e jashtme ndërmjet Presidentes Osmani dhe Qeverisë së Kosovës

Powered by WordPress