Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > 3 larësit më të mirë të fytyrës kundër akneve – Çfarë duhet të keni parasysh kur blini një larës

3 larësit më të mirë të fytyrës kundër akneve – Çfarë duhet të keni parasysh kur blini një larës

Larja e fytyrës duket se nuk e merr kurrë meritën që i takon, por shpesh konsiderohet si një hap i mërzitshëm. Megjithatë, është hapi më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për trajtimin e akneve.

Një rutinë ditore pastrimi është gurëthemeli i çdo rutine bazë të kujdesit të lëkurës. Prandaj një larës i përshtatshëm për llojin e lëkurën tuaj dhe cilësor është ajo çka ju duhet si fillim. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me tre lloje larësish që për vitin 2023 janë konsuderuar ndër më të mirët. Ata mund t’i gjeni lehtësisht në çdo farmaci apo dyqan me produkte të kujdesit ndaj lëkurës.

Pastruesi në formë shkume CeraVe

CeraVe trajton aknet pa dëmtuar barrierën e lëkurës tuaj, falë aftësive qetësuese. Ky produkt është zgjedhja më e mirë që shumë dermatologë lavdërojnë për trajtimin dhe parandalimin e puçrrave. Formula me përbërës të fuqishëm që luftojnë aknet, duke përfshirë peroksid benzoil, së bashku me heronjtë hidratues, si ceramidet dhe acidi hialuronik, bëjnë që puçrrat tuaja të trajtohen pa shkaktuar acarim të mëtejshëm. Bli këtu.

Më e mira për lëkurën e yndyrshme La Roche-Posay Effaclar në formë xheli

 

Rekomandohet nga dermatologët, edhe për trajtimin e akneve cistike. Meqenëse funksionon për të kontrolluar prodhimin e vajit, mund të mos jetë ideal për lëkurë të ndjeshme ose të thatë. Përbërësi kryesor është Acidi salicilik, ideal për lëkurën me akne dhe të yndyrshme. Ky larës fytyre i testuar dermatologjikisht është aq i fuqishëm, saqë është vërtetuar se zvogëlon yndyrën e tepërt deri në 47 përqind. Ai përmban gjithashtu edhe një mori përbërësish hidratues që parandalojnë tharjen e lëkurës. Ky larës në formë xheli është mjaft i butë për shumicën e llojeve të lëkurës dhe i sigurtë për përdorim të përditshëm. Bli këtu.

Larësi më i mirë i fytyrës me akne Neutrogena

Ky pastrues është pa vajra, kështu që nuk do të bllokojë poret. Ai fal një ndjesi freskuese falë mentolit, gjë që disave mund të mos iu pëlqejë. Larësi Neutrogena përman ën formulën e tij m acid salicilik, që do të thotë se ai largon plotësisht bakteret. Në të njëjtën kohë, përbërësit qetësues si glicerina dhe panthenoli, punojnë për të hidratuar lëkurën dhe për të parandaluar acarimin e mëtejshëm të akneve. Përbërësit e fuqishëm të formulës arrijnë të depërtojnë më thellë në lëkurë, për të luftuar aknet si në sipërfaqen e lëkurës ashtu edhe nën të, në mënyrë që të arrijë në bazën e grumbullimit të qelbit. Bli këtu.

Çfarë duhet të kini parasysh kur blini një lars fytyre

Përbërësit aktivë

Kur blini një pastrues të ri për të trajtuar lëkurën e fytyrës tuaj, AgroËeb.org rekomandon që të përqendroheni para së gjithash tek përbërësit. Shumica e pastruesve kundër akneve do të kenë një ose të dy nga dy llojet e përbërësve: Eksfoliantë, si acidi salicilik ose acidi glikolik, ose përbërës anti-inflamator, si peroksidi i benzoilit ose squfuri. Eksfoliantët janë të dobishëm në trajtimin e akneve, duke larguar qelizat e vdekura të lëkurës, duke ndaluar apo parandaluar grumbullimin e yndyrës së tepërt në pore shkak për shfaqjen e akneve. Peroksidi i benzoilit është një komponent i rëndësishëm i një terapie lokale kundër akneve pasi redukton shtimin e tepërt të baktereve inflamatore si dhe trajton shpërthimet e akneve. Përveç përbërësve, duhet të kërkoni produkte që qetësojnë dhe nuk acarojnë lëkurën problematike me akne ose atë të thatë. Glicerina dhe niacinamide janë përbërës të shkëlqyer për këtë qëllim.

Tekstura

Është gjithashtu e rëndësishme të merret parasysh formulimi dhe struktura e pastruesit. Pastruesit kremrozë, në formë xheli, në formë shkume dhe ato vajorë janë të gjitha forma të zakonshme dhe efektive për larjen e fytyrës, kështu zgjedhja varet nga preferenca personale. Një gjë tjetër që duhet mbajtur parasysh këtu është se si do ta përdorni pastruesin. Puçrrat mund të prekin zona të ndryshme të trupit, zakonisht gjoksin dhe shpinën. Pra, gjetja e një pastruesi që mund ta përdorni për të ndihmuar në luftimin e akneve në të gjitha zonat e prekura është një opsion i mrekullueshëm.

Sa shpesh duhet ta lani fytyrën nëse keni akne?

Kjo varet nga lloji dhe nevojat tuaja individuale, si dhe nga aktiviteti juaj i përditshëm. Thënë kështu, minimumi për të parandaluar bakteret që të shkaktojnë shpërthime aknesh është një herë në ditë, përpara gjumit. Larja e fytyrës çdo ditë me një pastrues të mirë do të ndihmojë në parandalimin e akneve, edhe nëse pastruesi nuk është i formuluar në mënyrë specifike për trajtimin e akneve. Dermatologët të cilëve AgroWeb.org iu referohet rekomandojnë që ata me lëkurë të prirur ndaj akneve ta pastrojnë dy herë në ditë.

Cila është mënyra më e mirë për të larë fytyrën nëse keni puçrra?

Është e rëndësishme të siguroheni që po përdorni mjaftueshëm produkt për të pastruar plotësisht çdo zonë të fytyrës tuaj. Masazhoni butësisht fytyrën duke u përqëndruar në pikat ku keni shpërthim më të madh puçrash.

A është e mirë larja e fytyrës me ujë të ftohtë për aknet?

Edhe pse shumica e njerëzve zgjedhin ujë të vakët kur lajnë fytyrën, larja me ujë të ftohtë mund të ketë disa përfitime. Uji i nxehtë apo edhe ai i ngrohtë dëmto barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e lënë atë të thatë dhe më të rrezikuar për t’u acaruar. Uji i ftohtë, nga ana tjetër, jo vetëm që mund të zvogëlojë inflamacionin, një shkak dhe efekt i zakonshëm i akneve, por gjithashtu mund të zvogëlojë madhësinë e poreve. /AgroWeb.org

Powered by WordPress