Totovarët ishin në udhëtim dhe luajtën shumë mirë sidomos në pjesën e parë.
Por të dy golat, Shkëndija i pranoi në dhjetë minutat e fundit, ku skuadra tregoi dobësi në mbrojtje.
Fillimisht, në minutën e 81-të shënoi Goncalo Gregorio, ndërsa në minutën e 90-të realizoi edhe braziliani Pablo.
Ndeshja kthyese do të luhet në Shkup pas një jave.