Babai i superyllit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ka folur për fotografinë e famshme të viteve të mëparshme ku shfaqen Lionel Messi dhe Yamal si fëmijë.
Në një intervistë për mediumin spanjoll “Mundo Deportivo”, Mounir Nasraoui tha: “Ndoshta ka qenë Lamine që e ka bekuar Leon!”
Shakaja e tij u bë në lidhje me famën dhe suksesin e dy futbollistëve, teksa fotografia e vitit 2007, që tregon Messin dhe Yamal si fëmijë, ka bërë bujë në media.
Nasraoui shtoi se kjo është një rastësi e jetës dhe se askush nuk ka mundur ta parashikojë diçka të tillë.
Lamine Yamal, tani një yll në ngritje, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për Spanjën dhe është afër që të fitojë trofeun e parë madhor me “La Roja”. Ai dhe ekipi i tij janë në finale të Kampionatit Evropian, ku do të përballen me Anglinë.
Nga ana tjetër, tetë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, dhe Yamal po krahasohet me të, duke shpresuar të ndjekë hapat e argjentinasit.