Deputeti i “Junts” Eduard Pujoi cili e prezantoi pikën për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës, gjë që u kundërshtua, ka folur ekskluzivisht për GazetaBlic, duke treguar arsyet pse nuk po merren hapa për njohjen e Kosovës.Ai thotë se një ndër arsyet kryesore është se shteti spanjoll është i lidhur ngushtë me procesin e pavarësisë së Katalonjës.
“Arsyeja përse shpjegohet është se shteti spanjoll është i lidhur me Katalonjën dhe procesin tonë të pavarësisë”, tha ai.Ndërsa, sipas tij, ky proces karakterizohet me mashtrime e shaka brutale.
“Ky është një proces i karakterizuar nga represioni, shaka brutale, mashtrimi dhe pavlefshmëria në lidhje me demokracinë. Këto janë klauzolat për të kuptuar jo-në e zbulimit nga kongresi spanjoll për Kosovën”, tha Eduard Pujoi për GazetaBlic
Ndryshe, para një muaji parlamenti i Spanjës hodhi poshtë nismën e disa partive nga rajoni katalanas për njohjen Kosovës.
Nisma u refuzua me shumicë dërrmuese me 293 vota, 25 pro dhe 27 abstenime. Propozimi u soll në foltore nga “Junts”, një parti separatiste katalanase.Deputeti i Junts Eduard Pujol kishte deklaruar se Kosova është një “shtet i së drejtës” dhe se vendimi i saj për të shpallur pavarësinë u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.