18:46 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gazetari Zejdush Kastrati: Ligji i Ri për KPM i penalizon shtantazhuesit dhe abuzuesit

Gazetari Zejdush Kastrati: Ligji i Ri për KPM i penalizon shtantazhuesit dhe abuzuesit

Gazetari i njohur Zejdush Kastrati nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social, e ka mbrojtur miratimin e ligjit të ri për KPM-në nga Kuvendi i Kosovës. Sipas tij, ky ligj nuk e cenon lirinë e mediave, perkundrazi ai është kundër abuzuesve dhe shantazhuesve të shumtë meidial.

Sipas Kasatratit, sfera mediale ne Kosove ka nevoje per reforma te thella, andaj edhe ky ligj mund te ndikoj ne permirsimin e gjendjes kaotike dhe eshte mire qe sot eshte aprovu.

Ky është postimi i plotë i gazetarit Kasatrati

“Miratimi i ligjit për KPM -në, sot në Kuvendin e Kosovës, bazuar në preambulen që prezenton e që potencon:

“Ky projektligj, mes tjerash, parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe dënime me gjoba të rënda për mediat që kryejnë shkelje ligjore…”

Cka ka te keqe ketu ?!
Penalizon abuzues,shantazhues e mashtrues..,te cilet ne emer te gazetarise e mediave te pavarua,sillen si te paprekshem, me imunitet, njollosin e etiketojne me porosi e tendence… e fatkeqesisht te tille jane shumica…!
Kjo gjendje, shumices se mediave e gazetareve i ka konvenu, por edhe subjekteve politike qe jane ne opozite po se po,sepse keto media i kishin armet me te fuqishme per te sulmu ata qe nuk pajtoheshin me ta,dhe permes tyre mbulonin edhe abuzimet e keqqeverisjen !

Qeveria Kurti eshte qeveria me jotransparente dhe kjo eshte per cdo kritike, andaj edhe ( ndoshta) ka piksynim kapjen e ketij segmenti,por ne pergjithesi sfera mediale ne Kosove ka nevoje per reforma te thella, andaj edhe ky ligj mund te ndikoj ne permirsimin e gjendjes kaotike ne mediat kosovare dhe eshte mire qe sot eshte aprovu”