Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Konjufca: Serbia ka pretendime ndaj Kosovës, s’kemi qëllim t’i frikësojmë qytetarët

Konjufca: Serbia ka pretendime ndaj Kosovës, s’kemi qëllim t’i frikësojmë qytetarët

Për të dytën herë, paralajmëroi se informacionet e institucioneve të sigurisë në Kosovë, ngrehin shqetësimin se Serbia ka plane për sulme ndaj Kosovës.

E pas këtyre deklaratave, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i pyetur nga Tëvë1, thotë se nuk janë deklarata për t’i frikësuar qytetarët.

Konjufca thekson se Kosova është e përgatitur edhe për situata të tilla.

“Serbia gjithmonë, e dinë e gjithë shoqëria jonë, i gjithë populli ynë, e dinë e gjithë bashkësia ndërkombëtare që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Prej këtyre pretendimeve ajo nuk ka hequr dorë kurrë, por në të njëjtën kohë kurrë Kosova nuk ka qenë më e përgatitur për me iu përgjigj çfarëdo sfidave të sigurisë, kështu që populli i Kosovës duhet me qenë i sigurt, askush nuk i thotë këto deklarata për me frikësu”, është shprehur Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca, deklaroi se ka pranuar informacione nga institucionet e sigurisë në vend për stërvitjet që po i bëjnë grupe të caktuara në Serbi.

“Grupe nga brenda Kosovës të cilat mund ta destabilizojnë Kosovën, kurrë nuk kanë qenë më të dobëta edhe janë në shpartallim e sipër. A prej Serbisë atje, ku ushtrojnë ata, ku i marrin armët, ku gjejnë strehim, ato janë të konfirmuar edhe prej institucioneve tona të sigurisë e institucionet tona të sigurisë, na i bartin neve, krerëve të shtetit dhe na tregojnë që ato grupe ekzistojnë, ku ekzistojnë ku trajnohen dhe cili është qëllimi i tyre”, u shpreh ai.

Që të ketë ndalim të veprimeve nga pala serbe, kryekuvendari kërkoi reagim nga aleatët.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet me e ndëshkua Serbinë, sepse këto janë ato që po i zhvillon Serbia”, tha Konjufca.

Tëvë1 ka raportuar ekskluzivisht për këto grupe të cilat janë duke u trajnuar në Serbi, ku shihen edhe në këto pamje të siguruara nga televizioni.

Powered by WordPress