Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > FHK-ja, gati për Evropianin U20

FHK-ja, gati për Evropianin U20

Prej datës 13 deri më 21 korrik në Kosovë, saktësisht në Prishtinë do ta mbahet Kampionati Evropian i hendbollit për grupmoshën U20 në konkurrencën e meshkujve.

Në Evropianin e Divizionit B, do të marrin pjesë 12 shtete, ndërsa kreu i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka thënë se gjithçka është gati për zhvillimin e ndeshjeve.

Saraçini së bashku me trajnerin Bujar Qerimi janë paraqitur të enjten në konferencën për shtyp për të zbuluar të gjitha detajet për këtë ngjarje që nis të shtunën.

Krahas Kosovës, pjesë e Evropianit U20 do të jenë edhe Belgjika, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Britania e Madhe, Gjeorgjia, Letonia, Luksemburgu, Lituania, Sllovakia e Turqia.

Përderisa kreu i FHK-së, Saraçini ka folur për detajet e këtij turneu, ai ka zbuluar se në Prishtinë do të jenë mbi 300 përfaqësuese, përfshirë gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjeve.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, ndërsa trajneri i Kosovës U20, Bujar Qermi ka folur për synimet e “Dardanëve” të rinj.

Qerimi ka insistuar se Kosova U20 është gati për këtë kampionat dhe se synimi është për të përfunduar në mesin e katër ekipeve më të mira.

Ndërkohë, një muaj pas këtij turneu, FHK-ja do të organizoj edhe një Evropian tjetër por për grupmoshën U18.

Kjo ngjarje do të mbahet prej datës 12 deri më 18 gusht, po ashtu në Prishtinë dhe do të marrin pjesë 8 shtete. /tëvë1

Powered by WordPress