Që nga 9 maji e deri më tash, janë regjistruar 2499 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve nga ilegalë në ata RKS, shkruan Arbëria TV.
Këtë e ka bërë të ditur për Arbëria TV zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai bëri të ditur se numri i total i aplikimeve është 2 mijë e 499.
Në komunat veriore numri është rritur, si në Leposaviq: 670 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 678, në Zubin Potok 355 dhe në Zveçan 428 kërkesa.