Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > 5 Mënyra për Forcimin Natyral të Flokëve – Si të Kujdeseni

5 Mënyra për Forcimin Natyral të Flokëve – Si të Kujdeseni

Rënia e flokëve është një nga problemet më të zakonshme të njerëzve sot.

Si burrat ashtu edhe gratë mund të preken nga ky shqetësim dhe nevoja për ta trajtuar është gjithnjë prezente.

Kjo sepse flokët shpesh mund të bëhen të pabindur e të dobët për një sërë arsyesh.

Një ndër më të përhapurat është dëmtimi nga faktorët e jashtëm, por edhe trashëgimi gjenetike e të pasurit flokë të rrallë.

Cilido qoftë rasti juaj, nëse po përjetoni humbje të flokëve kini parasysh trajtimet natyrale dhe këshillat që AgroWeb.org ju shpjegon mëposhtë.

Kujdes me ushqimin

Ushqimet që konsumoni gjatë ditës tuaj normale ndikojnë drejtpërdrejt edhe në shëndetin e flokëve.

Kështu që mundohuni të shtoni në dietën tuaj ushqime dhe gatime të cilat promovojnë rritjen e mirë të tyre.

Këtu futen proteinat si mishi, vezët, drithrat, djathi e peshku.

Zgjidhni gjithnjë yndyrna me origjinë bimore si arrat, avokado, vaji i lulediellit dhe vaji i ullirit.
Të gjjtha këto ushqime janë të shkëlqyera për forcimin e flokëve sepse sigurojnë shumë acid linoleik dhe vitamina.

Gjithashtu sigurohuni që të merrni edhe shumë vitamina A, B dhe C.
Këto të 
fundit do të përmirësojnë formimin dhe mirëmbajtjen e qelizave dhe metabolizmi të fortë.

Plotësoni dietën tuaj me acid folik, biotinë dhe squfur. Mungesa e këtyre substancave në trup do të thotë flokë më të dobët.

Maskat dhe trajtimet

Trajtimi me metoda natyrale dhe rigjenerimi natyral janë gjithnë mënyra të mira për të trajtuar flokët.

Ndiqni disa prej tyre që mund t’ju ndihmojnë mëposhtë.

Trajtimi me vezë

Përbërësit

45 ml vaj bajame

15 ml uthull molle

1 vezë

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit bashkë në një enë të thellë dhe vendosini në rrënjën e flokëve duke masazhuar.

Lëreni në kokë të paktën gjysëm ore dhe më pas lajeni me ujë dhe shampo si zakonisht.

Trajtimi me aloe vera

Përberësit

1 gjethe aloe vera

1 vezë

Përgatitja

Përziejini të dy përbërësit në një enë duke hequr me kujdes të gjithë xhelin e aloes nga gjethja.

Aplikojeni maskën në rrënjën e flokëve dhe lëreni derisa të thahet e më pas shpëlajeni me ujë dhe shampo.

Bëjeni këtë trajtim të paktën një herë në javë para se të bëni dush.

Zgjidhni shampon e duhur

Megjithëse në treg ka shumë shampo dhe trajtime që sigurojnë volumin e flokëve tuaj ju mundet që gjithnjë të zgjidhni produktet natyrale.

Zgjidhni shampo sa më natyrale dhe sa më pak të ashpra me flokët tuaj.

Një mënyrë e mirë për të rritur flokët është masazhimi i skalpit me vajra të ndryshëm esencial.

Kjo mënyrë stimulon qarkullimin më të mirë të gjakut dhe shtimin e fijeve të flokut.

Mund të përdorno vaj bajame, ulliri, rozmarine, kokosi apo kastori për të masazhuar kokën disa minuta para dushit.

Stilimi i flokëve

Të kësh flokë të bukur për shumë njerëz do të thotë edhe t’i stilosh ato sipas modeleve të fundit.

Kështu rritet përdorimi i paisjeve që i japin nxehtësi flokut apo e mbushin atë me kimikate.

Kjo mënyrë nuk rekomandohet thuajse asnjëjerë e veçanërisht kur keni flokë të dëmtuar apo të dobët.

Në vend të kësaj mënyrë zgjidhni të keni një stil sa më natyral dhe të shëndetëshëm të tyre.

Qëndroni larg stresit

Stresi është një nga shkaqet kryesore të humbjes së flokëve.

Nëse keni flokë të hollë dhe po kaloni një periudhë stresuese jeni akoma më shumë të rrezikuar që të humbisni flokë.

Mundohuni të shmangni stresin dhe të jetoni një jetë të qetë.

Efektet psikologjike të stresit e dobësojnë flokët tuaj, duke bërë që ato të bien më lehtësisht.

Nëse dëshironi të përmirësoni dendësinë dhe pamjen e flokëve tuaj, këto pesë këshilla  do t’ju ndihmojnë ta arrini këtë./AgroWeb.org

Powered by WordPress