15:20 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Këta janë 4 personat e arrestuar në Istog pasi dyshohen se shiten objektin që ishte pronë e komunës

Këta janë 4 personat e arrestuar në Istog pasi dyshohen se shiten objektin që ishte pronë e komunës

 

Dy persona janë arrestuar në Istog, pasi dyshohet se ia kanë shitur një personi tjetër një lokal që është pronë e Komunës, shkruan Arbëria TV.

Rastin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se tashmë është bërë edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Rasti është denoncuar nga viktima. Personat e dyshuar pas një pune hetimore janë arrestuar dhe ndaj tyre është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, potencoi Nikçi.

Të dyshuarit janë F.K. dhe B.M. dhe ngarkohen me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Televizioni Arbëria ka mësuar se personat e dyshuar janë Florentina Dakaj dhe Berat Mehmetukaj.

Më vonë zëdhënësi i Prokurorisë Nikçi, konfirmoi se janë arrestuar edhe dy persona të dyshimtë.

Kurse, TV Arbëria nga burime të sigurta mëson se ata janë Muharrem Nikçi dhe Liridona Dakaj.