14:48 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ibrahimovic urdhëron të mbulohen fushat e stërvitjes së Milanit, shkak ‘spiunimi’

Ibrahimovic urdhëron të mbulohen fushat e stërvitjes së Milanit, shkak ‘spiunimi’

Raportime të shumta në Itali pretendojnë se Zlatan Ibrahimovic ka urdhëruar të ‘mbulojë’ fushat e stërvitjes së Milanit në Milanello për të bllokuar vëzhguesit e mundshëm.

Fushat stërvitore të Milanit në Milanello po mbulohen me një mbulesë kuq e zi për të parandaluar vëzhguesit e mundshëm që të ‘spiunojnë’ punën e Paulo Fonseca dhe Daniele Bonera.

Nga ky sezon, skuadrës së parë të Milanit do t’i bashkohet në Milanello, Milan Futuro, skuadra e tyre e të rinjve që luan në Serinë C dhe do të drejtohet nga ish-mbrojtësi i kuqezinjve.

Fushata e re e kuqezinjve në Serinë A do të fillojë në San Siro më 17 gusht kundër Torinos.