Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Miratohet Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Miratohet Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Miratimit të këtij ligji i ka paraprirë edhe votimi i 19 amendamenteve.

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e sotme plenare është miratuar ky ligj.

Në seancën e sotme, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar mocion, ku përmes rezolutës i obligohet qeverisë të tërhiqet nga tri projektligje. Opozita vlerëson se projektligji për Këshillin Prokurorial i Kosovës, për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe për Zyrtarët Publik është në kundërshtim me frymën kushtetuese në Kosovë.

Ky mocion nuk ka kaluar, për votuan 23 deputetë, kundër 53 dhe një abstenim.