13:38 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Lidhjet e Kosovës me Zvicrën janë të fuqishme, mërgata është ura që na lidhë

Kurti: Lidhjet e Kosovës me Zvicrën janë të fuqishme, mërgata është ura që na lidhë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

“Mirëpritëm Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin e udhëhequr nga ai, pjesë e së cilës ishin dhe dy miq të Kosovës, bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cédric Wermuth dhe Marc Jost”, shkroi Kurti pak orë pas takimit.

Kurti thotë se “lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor”.

“Mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidhë me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tonë”, shkroi Kurti në Facebook.

“E falënderova shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë e vullnetin për lidhje edhe më të forta e të ngushta ndërmjet dy vendeve tona”, përfundoi Kurti.