Dy prindër janë arrestuar në Lushnjë të Shqipërisë, pasi dyshohet se kanë realizuar një video me natyrë seksuale me fëmijën e tyre 2-vjeçar.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, F.K., dhe S.P., të dy 23-vjeçarë, videon e realizuar e kanë publikuar më pas në rrjete sociale.
Çifti janë shoqëruar në Komisariatin e Lushnjës dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.