13:25 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lidhjet e Serbisë me Kinën, Petkovic e Igor Simiq qëndrojnë për vizitë në Pekin

Lidhjet e Serbisë me Kinën, Petkovic e Igor Simiq qëndrojnë për vizitë në Pekin

Serbia është shteti kryesor në rajon që vazhdon të jetë vegël e shtrirjes së ndikimit rus dhe kinez.

Vuçiq pavarësisht agresionit të Vladimir Putinit në Ukrainë, vazhdon të mos i vendos sanksione Rusisë, ndërkohë që bashkëpunimi me Kinën vazhdon.

Kjo dëshmohet edhe nga vizitat e takimet që zyrtarë serbë realizojnë me përfaqësues të shtetit kinez. Hiq më larg se dje, kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, të cilin e shohim në Bruksel kur aranzhohen takime në kuadër të dialogut, i shoqëruar edhe nga politikani serb i Kosovës, Igor Simiq, ka publikuar fotografi nga një vizitë në Kinë.