Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka publikuar disa fotografi nga “Football Fest” në Prishtinë duke ndjekur lojën e mbrëmshme mes Anglisë dhe Holandës.
Hargreaves e ka falënderuar Ramën që e ftoi.
“Atmosferë e mahnithshme duke e parë Anglinë që shkoi në finale të EURO’s. E mrekullueshme të shohësh ndeshjen mes miqsh, shpresoj që të kem mbështetjen tuaj të dielën”, ka shkruar ai.
Aty ishin edhe ambasadorët Jeffrey Hovenier dhe Jorn Rohde.
Mbrëmë Anglia fitoi me rezultat 2:1 ndaj Holandës, kështu duke shkuar në finale ku e pret Spanja.